Bota

Bavaria nënshkruan marrëveshjen për blerjen e vaksinës ruse

 Landi gjerman i Bavarisë ka nënshkruar marrëveshje për blerje të 2.5 milionë dozave të vaksinës ruse Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatorët evropianë.

Markus Soeder, udhëheqës i këtij landi ka thënë më 7 prill se Bavaria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për furnizim me Sputnik V. “Nëse vaksina ruse kundër koronavirusit miratohet nga Agjencia Europiane e Ilaçeve, Bavaria do të pranojë 2.5 milionë doza përmes një kompanie që do të prodhojë vaksinën në qytetin bavarian Illertissen”, ka thënë Soeder.

Prodhimi në Illertissen mund të nisë këtë vit, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Bavarisë, Klaus Holetschek. Memorandumi përfshin mundësinë e importimit të vaksinës, ka thënë Holetschek, duke shtuar se ajo është “vaksinë shumë efektive”.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve është duke analizuar këtë vaksinë për autorizim. Ekspertët e kësaj agjencie do të udhëtojnë në Rusi më vonë gjatë këtij muaji, për të vëzhguar prodhimin dhe ruajtjen e vaksinës.

Rusia ka miratuar për përdorim këtë vaksinë në muajin gusht, duke e bërë Sputnik V, vaksinën e parë të autorizuar kundër koronavirusit, pavarësisht pse të gjitha testet klinike nuk ishin kompletuar atë kohë.

Qeveria gjermane, e cila është përballur me kritika për shkallë të ulët të vaksinimit, meqë ka mungesë të vaksinave, ka thënë muajin e kaluar se do të jetë e hapur për të përdorur Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatori europian për ilaçe.

Copyright © Gazeta “Si”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë