Ne rrjet

BDI në opozitë pas 17 vitesh?

“Pas 17 viteve në pushtet, ka ardhur koha që Ali Ahmeti të dalë në opozitë. Ky ka qenë paralajmërimi i ish-kryeministrit Zoran Zaev për partinë më të madhe shqiptare në vendin fqinj, Bindjen Demokratike për Integrim, duke paralajmëruar se nuk do jenë më në koalicion si në zgjedhjet e kaluara.

Përplasja nisi kur BDI shpalli fushatën zgjedhore nën moton “Ka ardhur koha për kryeministër shqiptar”, edhe pse ishte e vetëdijshme se Zaev dhe LSDM-ja nuk do ta përkrahnin kurrë një nismë të tillë, aq më pak në situatën e vështirë ku ndodhet partia e tij pas Marrëveshjes së Prespës. Ish-kryeministri jo vetëm që ka hedhur poshtë idenë, por edhe ka nisur një fushatë të ashpër kundër BDI-së, të cilën është duke e cilësuar si simbolin e korrupsionit në vendin fqinj.

“Kjo që promovohet sot nga BDI-ja është vetëm koncept nacional populist, asgjë tjetër. Besoj se nga kjo gjë do të humbë edhe BDI-ja. VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja duhet të mbeten bashkë në opozitë. Vërtetë, pas 17 vitesh pozitë, është e  shëndetshme për shtetin që BDI-ja të kalojë në opozitë por është e shëndetshme edhe për to sepse në opozitë partitë përmirësohen, reformohen, etj. Ky është qëndrimin honë në LSDM por në fund e përcaktojnë qytetarët në zgjedhje”, tha Zaev.

Në fakt, BDI-ja dhe LSDM-ja kanë pasur disa përplasje gjatë qeverisjes, por askush nuk e priste që rrugët e tyre të ndaheshin pas tre vitesh bashkë-qeverisje. Sulmet e Zaevit nuk ia janë drejtuar vetëm Ahmetit por edhe ish-zëvendës kryeministrit maqedonas, Bujar Osmanit, të cilit i kanë dalë kohët e fundit një sërë skandalesh korruptive.

Ahmeti duket se ka joshur publikun me premtimin për kryeministër shqiptar duke deklaruar se nuk do të formojë një qeveri me asnjë parti maqedonase, as me VMRO- DPMNE por as me Zaevin dhe LSDM. Por ekspertët në vendin fqinj thonë se Ahmeti mund ta ketë “nuhatur” humbjen e Zaevit dhe ka vendosur të “braktisë anijen” përpara se të jetë shumë vonë. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që ai të formojë një koalicion me VRMO DMPNE pas zgjedhjeve.

Për kritikëet Kundërshtimi i ashpër për një kryeministër shqiptar ka bërë që Zaev të bie ndesh me qëndrimet e tij të mëparshme rreth një shoqërie të barabartë me maqedonasit. shqiptarët, turqit, vllehët dhe komunitetet tjera informon. “Madje do të ishte mirë që BDI-ja të bënte përpjekje të fitonte vota nga maqedonasit. Edhe VMRO-ja të bëj përpjekje që të fitoj votat e shqiptarëve. Ndryshe kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e LSDM-së”, tha Zaev.

Ai duket se ka gjetur tanimë zëvendësuesin e BDI-së, Lëvizjen Besa, me të cilën nëshkroi në shkurt një koalicion parazgjedhor. Mediat në Shkup shkruajnë se gjatë procesit për formimin e qeverisë, këtij kolacioni mund t’i bashkohet edhe PDSH me në krye Ziadin Selën. Kjo do të linte në krahun tjetër vetëm VRMO DPMNE-në dhe BDI-në, të cilat mund t’i rikthehen koalicionit të vjetër.

Por deri më tani BDI-ja thekson se do e realizojë me çdo kusht ëndërrën e kryeministrit shqiptar, madje, duke theksuar edhe unifikimin e shqiptarëve për të ashtuquajturën kauzë të saj.

“Me një votë të fortë dhe të unifikuar shqiptare, partitë maqedonase do të duhet të pranojnë kërkesën tonë për një Kryeministër shqiptar, pasi asnjë prej tyre nuk do të ketë shumicën në Parlament pa mbështetjen e shqiptarëve” thonë Ahmeti. Për herë të pare, BDI-ja u shtriu dorën edhe partive të tjera shqiptare pavarësisht se deri dje i injoronte.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë