Ne rrjet

BE diskuton të hënën për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen të hënën për të diskutuar për Ballkanin Perëndimor.

Takimi do të mbahet në Këshillin e BE-së në Bruksel më 10 maj. Këshilli i BE-së pritet të prezantojë në këtë takim situatën aktuale dhe përcaktojnë ambiciet për të ardhmen.

Përfaqësues të lartë të BE-së kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit takime me lider të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit në BE si dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE vjen në një kohë kur publikimi në media i disa dokumenteve “non-paper” ka shkaktuar mjaft debat. Në këto dokumente flitet për ndryshim kufijsh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.

Ndërkohë sa i takon procesit të integrimit në BE, Shqipëria dhe Maqedonia janë në pritje të përcaktimit të datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ndërsa Shqipëria pret sinjale pozitive, Maqedonia e Veriut po has në veton e Bullgarisë që mund të çojë në ngecjen e procesit të negociatave me BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë