Politike

BE nuk do të diskutojë fare për negociatat

Çështja e zgjerimit dhe kuadri negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr fare nga agjenda e mbledhjes së të martës të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.

Në faqen zyrtare të Këshillit Europian është njoftuar shkurtimisht se diskutimet do të përqëndrohen tek pandemia dhe nevoja për forcimin e koordinimit të vendeve të BE-së, negociatat e shkëputjes së Britanisë së Madhe, ndryshimet klimatike, siguria dhe marrëdhëniet me jashtë.

Pika e fundit e rendit të ditës do të jetë për çështje të tjera jashtë këtij rendi, ku do të diskutohet shkurtimisht për jo më shumë se 40 minuta. Këtu mund të ceket tërthorazi çështja e negociatave dhe zgjerimi në tërësi.

Agjenda nënkupton se Presidenca gjermane nuk ja ka dalë mbanë që të bindë Bullgarinë nga qëndrimi kundër miratimit të kuadrit negociues me Maqedoninë e Veriut.

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, që mbahet të martën i paraprin samitit të 10-11 dhjetorit të udhëheqësve të unionit. Agjenda e këtij samiti varet thelbësisht nga vendimmarrja e mbledhjes së Ministrave të Jashtëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë