Bashkimi Europian do të marrë katër milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, gjatë dy javëve të ardhshme, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Dërgesa do të shkojë në rajonet e prekura kufitare brenda bllokut, “për të ndihmuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve”, tha Von der Leyen.
Sipas saj, dozat do të dorëzohen “përpara fundit të marsit”.
Njoftimi vjen në kohën kur Komisioni Europian po përpiqet t’i bindë së paku gjashtë shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë e Austrinë, që t’i heqin kufizimet në kufij, të vendosura për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus në vendet fqinje.
“Duke i përdorur atje ku është më e nevojshme, veçanërisht në rajonet kufitare, këto doza të vaksinës do të ndihmojnë edhe në sigurimin ose rivendosjen e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve”, tha Von der Leyen.
Deklarata e saj po ashtu thekson se vaksina Pfizer/BioNTech tregon se është “shumë e efektshme” ndaj varianteve të reja të koronavirusit.
Disa vatra në Europë, përfshirë Tirolin në Austri, Nicën në Francë, Bolzanon në Itali dhe pjesë të Bavarisë dhe Saksonisë në Gjermani, kanë përjetuar rritje të infeksioneve dhe të shtrimeve në spital javëve të fundit, tha Komisioni Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje