Bashkimi Europian do të ndihmojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me 651.000 doza për luftimin e pandemisë. Shpërndarja e parë për të gjitha vendet në rajon pritet në maj, me dorëzime të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht.
“Ky është hapi i parë”, u shpreh ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg që do të pasohet nga hapa të tjerë. Austria e ngarkuar nga BE koordinon aksionin e ndihmës për vaksinat nga maji deri në gusht. “Si Bashkim Europian ne sinjalizojmë shumë qartë, që nuk merremi vetëm me veten, se shohim përtej kufijve tanë, dhe është e qartë, që ne vetë jemi të sigurtë, nëse edhe fqinjët tanë më të afërt janë të sigurtë.” 651.000 dozat e ndihmës nga BioNTech/Pfizer janë paraparë që në fillim si një lloj i tillë ndihme fqinjësie. Ky aksion solidariteti i BE nuk ka ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në BE.
Dozat e vaksinave nga BE nuk do të shpërndahen sipas numrit të popullsisë, por sipas nevojës. Sipas njoftimit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut do të marrin rreth 500.000 doza, pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi. Ndihmat me vaksina janë paraparë si ndihmë për personelin mjekësor e infermierët. Megjithatë fjalën e fundit e kanë vetë shtetet.
Serbia është vendi i vetëm që ka shumë më pak nevojë për ndihmë. Ky vend po ofron në mënyrë masive vaksinën kineze dhe atë ruse dhe ka vaksinuar ndërkohë 26% të popullsisë. Në kuadër të këtij programi, krahasuar me numrin e popullsisë, ky vend merr vetëm një sasi të vogël vaksinash, rreth 36.000 doza nga BE.
Pesët vendet e tjhera të Ballkanin Perëndimor: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë pasur pak sukses në fushatën e vaksinimit derisa Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në Evropë.
Mungesa e vaksinave madje ka çuar nxitur protesta në Bosnjë.
“Përmes kësaj iniciativë ne po tregojmë se nuk po e lëmë pas rajonin”, tha ministri i Jashtëm austriak, duke shtuar se këto doza të vaksinës nuk janë pjesë e kuotës kombëtare të Austrisë, por sigurohen nga Bashkimi Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje