Bota

BE hap dyert për turistët amerikanë

Udhëtarët amerikanë që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në BE gjatë verës. Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e  Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Amerikanët përdorin vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave,” tha Von Der Leyen për Neë York Times të dielën. “Kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe udhëtimin në Bashkimin Europian.”

Të gjitha vaksinat e administruara aktualisht në SH.B.A, nga Moderna, Pfizer / BioNTech dhe Johnson & Johnson, janë miratuar gjithashtu nga rregullatorët e BE-së, gjë që sipas Von Der Leyen do të lejojë bllokun të hapë dyert për turistët amerikanë pasi vendet europiane kufizuan udhëtimet nga SHBA-ja mbi një vit më parë.

Ndryshimet në kufizime do të varen “nga situata epidemiologjike, por situata po përmirësohet në Shtetet e Bashkuara dhe ne shpresojmë se po përmirësohet edhe në Bashkimin Europian”, tha presidentja.

Ndërsa komentet e Von Der Leyen tregojnë për një ndryshim të rekomandimeve për kufizimet e udhëtimit nga Komisioni Evropian, vendet anëtare individuale do të kenë fjalën e fundit nëse turistët amerikanë mund të kalojnë kufijtë e tyre: Greqia, për shembull, tashmë ka thënë amerikanëtmund të hyjë në vend vetëm me një tampon negativ.

Von der Leyen nuk dha hollësi se kur dhe si do t’u lejohet hyrja turistëve nga SHBA në BE.

Komisioni Europian ka paraqitur një propozim për certifikatën dixhitale të vaksinës, por vendet anëtare individuale tashmë kanë filluar të punojnë në versionet e tyre, duke ngritur pikëpyetje se si do të funksionojnë të gjitha këto së bashku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë