Politike

BE i premton Shqipërisë 50 mln euro në luftën kundër koronavirusit

Bashkimi Europian premton 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit.

Shuma në fjalë është konfirmuar nga Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, që ka sqaruar përmes rrjeteve sociale edhe sesi do të shpenzohet.

“I lumtur të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë në luftën kundër CoVid-19. 4 milionë euro për ndihmë të menjëhershme me pajisje dhe materiale mjekësore. 11 milionë euro për mbrojtjen sociale dhe mbi 35 milion euro për rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan Soreca në Tëitter.

Kryeministri Edi Rama e përforcoi këtë përmes një postimi po në rrjetet sociale, ku thotë se “BE i jep Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër CoVid-19, ndërsa kreu i PD-së, duke shpërndarë postimin e Sorecas thotë se kjo është shenjë që shqiptarët nuk janë vetëm në këtë betejë.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë