Gazeta Si – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka shkruar në Telegram se “situata në front është e vështirë. Pavarësisht humbjeve të mëdha ruse, pushtuesit ende po përpiqen të avancojnë në rajonin e Donjeckut, të hyjnë në rajonin e Luhanskut, të zhvendosen në rajonin e Kharkivit dhe po planifikojnë diçka në jug”, shkroi Zelenski.
Sipas presidentit, Ukraina “po reziston dhe, më e rëndësishmja, nuk po e lejojmë armikun të realizojë qëllimet e tij. Ata thanë se do të kapnin rajonin e Donjeckut në pranverë, verë, vjeshtë. Dimri tashmë ka filluar këtë javë. Aty shpërndanë ushtrinë e tyre të rregullt, çdo ditë humbasin qindra të mobilizuar dhe mercenarë”, ka shkruar sërish Zelensky, duke shtuar se “Ukraina do të rezistojë. Dhe bota do të bëjë gjithçka për të siguruar që të gjithë fajtorët e kësaj lufte kriminale të sillen para drejtësisë”.
Për Zelenskin, “është e rëndësishme për ne që ta kalojmë këtë dimër. Ne mund të fitojmë dhe po fitojmë. Por pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, një lider në mbështetjen e Ukrainës, që do të na duhet në të ardhmen, do të ishte shumë e vështirë për ne”.
Ndërkohë, faktori europian po këmbëngul gjithnjë e më shumë që, “Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme” në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, shkroi në Tëitter, duke njoftuar se ekzekutivi evropian, në orët e ardhshme, do t’u dërgojë vendeve anëtare një propozim ‘ad hoc’ për të lejuar që përgjegjësitë e Rusisë të gjykohen para një Gjykate.
“Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do të kontribuojmë në krijimin e një tribunali të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë, – specifikon ajo. – Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Moska të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkëve dhe asetet e bankës së saj qendrore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje