Bota

BE miraton sot vaksinën kundër Covid 19

Agjencia Europiane e Barnave pritet t’i japë sot dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar bashkërisht nga kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe ajo gjermane, BioNTech.

Miratimi i agjencisë do t’iu hapë rrugën 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të nisin vaksinimin përpara fundit të vitit.

Sapo të miratohet, Komisioni Europian pritet të nënshkruajë zyrtarisht përdorimin e vaksinës.

Agjencia e Barnave kishte planifikuar ta merrte vendimin javën e ardhshme, është vënë nën presion nga vendet e BE-së, pasi Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar vaksinën më shpejt.

Agjencia Europiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë