Bota

BE procedura kundër Hungarisë dhe Polonisë për diskriminimin e komunitetit LGBTI

Ekzekutivi i Bashkimit Europian ka njoftuar zyrtarisht të enjten se ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë për diskriminim të komunitetit LGBTI.

Komisioni Europian tha se veprimet e tij kundër Hungarisë i kundërpërgjigjen një ligji të ri, që i ndalon shkollat të përdorin materiale që konsiderohen si promovuese të homoseksualitetit.

Veprimet kundër Polonisë, ndërkaq, lidhen me vendimin e disa rajoneve dhe komunave për ta shpallur veten “zona të lira nga ideologjitë e LGBTI-së”.

“Komisioni po fillon procedura për shkelje kundër Hungarisë dhe Polonisë, që lidhen me barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore”.

“Dy shtetet anëtare kanë dy muaj kohë për t’u përgjigjur argumenteve të paraqitura nga Komisioni”, tha KE-ja, duke paralajmëruar se dy vendet mund të referohen edhe në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian. Në Hungari, ligji, i cili nga shumë vende të BE-së është konsideruar si sulm mbi të drejtat e komunitetit LGBTI, ka shkaktuar protesta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë