Bota

BE propozon t’i japë Bosnjës statusin e vendit kandidat

Bashkimi Europian ka propozuar dhënien e statusit kandidat për Bosnjë Hercegovinën, sipas presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen.

Ky është hapi i parë në procesin e gjatë drejt anëtarësinë në BE, që zakonisht zgjat një dekadë ose më shumë.

Më herët gjatë vitit, BE-ja nisi anëtarësimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke i shtyrë këto dy kombe një hap përpara në një proces të ngecur prej vitesh, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit kanë avancuar në rrugëtimin e tyre për pranim.

Pushtimi i Ukrainës ka ngritur shqetësime se Moska mund të rrisë ndikimin e saj në Ballkan, duke e shtyrë BE-në të shtojë përpjekjet për të çuar përpara procesin e ngecur prej kohësh të zgjerimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë