Sipas Ursula von der Leyen, Komisioni Evropian ka siguruar dhe 300 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer/BionTech.
Duke folur në një konferencë shtypi urgjente në Bruksel , Presidentja von der Layen theksoi se BE ka shumë plane për 2021 siç është rindërtimi i ekonomisë por e gjithë kjo kërkon kapërcimin e pandemisë që do të thotë se duhet të vaksinohen sa më shumë persona të jetë e mundur.
Në këtë kontekst Presidentja e Komisionit Europian iu referua një marrëveshje me Pfizer/ BioNtech për furnizimin me 300 milion doza të tjera vaksine, nga të cilat 75 milion do të jenë në dispozicion brenda tremujorit të dytë dhe pjesa tjetër pak më vonë, duke theksuar se kjo është një marrëveshja përfundimtare dhe jo vetëm për negociata.
Me këtë marrëveshje, numri i dozave të vaksinës Pfizer / BioNtech do të dyfishohet dhe do të arrijë në 600 milion doza.
“Komisioni gjithashtu ka aprovuar vaksinën Moderna dhe tani me këto dy vaksina kemi doza për të vaksinuar 380 milion qytetarë europianë, pra rreth 80% të popullsisë së përgjithshme të BE-së. Do të ketë më shumë vaksina në javët dhe muajt e ardhshëm. ” tha presidentja von der Leyen
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje