Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Europian arritën më në fund një marrëveshjë për një buxhet afatgjatë dhe një fond rimëkëmbjeje prej 1,074 miliardë eurosh mëngjesin e të martës. Edhe pse në mesin e një pandemie që kërkon masa urgjente, liderit e BE u mblodhën në një nga samitet më të gjata në historinë e Këshillit Europian dhe shkurtuan fondin e marrëveshjes përfundimtare për disa nga përparësitë kryesore të bllokut.
Propozimi i suksesshëm i Presidentit të Këshillit Charles Michel u realizua pas bisedimeve maratonë dhe reflektoi në një farë mase shumë nga kërkesat e bëra nga vende problematike si Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, si dhe Finlanda.
Edhe pse madhësia e fondit të përgjithshëm u mbajt po 750 miliardë euro, raporti midis granteve dhe kredive u ribalancua, për të përballur pasojat kryesore të pandemisë.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh që disa vende skeptike kishin kundërshtuar plotësisht krijimin e fondit dhe, veçanërisht, përfshirjen e transferimeve të drejtpërdrejta, marrëveshja për dhënien ne 360 miliardë euro kredi për vendet anëtare dhe 390 miliardë euro në grante mund të cilësohet si një rezultat i mirë.

Michel tha gjatë një konference shtypi në agim se “këto ishin negociata të vështira gjatë kohërave të vështira për të gjithë europianët. Kjo është një marrëveshje e mirë, një marrëveshje e fortë, është marrëveshja e duhur për evropianët tani. Unë besoj se ky do të shihet si një moment kryesor në udhëtimin e Europës. “
Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës po kryeson presidencën e rradhës të BE-së, tha se “Europa ka treguar se është në gjendje të arrijë unitet në një situatë kaq të veçantë si kjo. Ne kemi hedhur themelet financiare për shtatë vitet e ardhshme. “
Presidenti francez Emmanuel Macron tha në të njëjtën konferencë për shtyp se “ky ishte një takim rezultate e të cilit do të jenë historike.” Ai shtoi se bashkëpunimi franko-gjerman ishte i rëndësishëm për nënshkrimin e marrëveshjes.
Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez tha se “një nga faqet më të shkëlqyera në historinë evropiane është shkruar” dhe e vlerësoi marrëveshjen si “një plan tjetër Marshall”. Por homologu hollandez Mark Rutte nuk pranoi të pajtohej se ishte një marrëveshje historike.
Italia, e goditur më shumë nga shpërthimi i virusit është përfituesi më i madh dhe do të marrë 127 miliardë euro kredi dhe më shumë se 82 miliardë euro në grante. Katër vende skeptike, si Holanda dhe Austria morën po ashtu fonde të mëdha.

Propozimi origjinal erdhi nga Komisioni Europian, i cili luajti një rol mjaft pasiv në samit. Fondi i rimëkëmbjes ka për qëllim të zbusë ndikimin e pandemisë, por i vetmi instrument që ka për qëllim të mbështesë sektorin e shëndetësisë u rrëzua plotësisht nga Holanda.
Pjesa më e madhe e mosmarrëveshjeve diplomatike erdhën për mënyrën e administrimit të fondeve si dhe ndarjen e tyre mes vendeve më të prekura. Në mënyrë që vendet anëtare të marrin fondet, ata do të duhet të paraqesin një plan kombëtar për reformat bazuar në rekomandimet e Komisionit Europian, i cili do të duhet të vlerësohet nga Komisioni i aprovuar më pas nga Këshilli me shumicë të kualifikuar.
Sidoqoftë, për të plotësuar kërkesën e Holandës për një kontroll më të fortë, Michel prezantoi të ashtuquajturat “frena emergjente”.
Kjo do të lejonte çdo qeveri që beson se një vend tjetër është fajtor për “një shpërdorim serioz” të fondeve për të cuar çështjen në Këshill dhe duke bërë të mundur ngrirjen e pagesave deri në marrjen e një vendimi përfundimtar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje