Pas disa viteve të mohimit të përgjegjësive të tij, ai u shpall fajtor. Alexanda Kotey, një ish-qytetar britanik 37-vjeçar dhe një nga anëtarët e grupit të rrëmbimit të Shtetit Islamik (ISIS), të njohur si “Beatles”, pranoi bashkëpunimin në rrëmbimet dhe vrasjet e pengjeve perëndimore, përfshirë katër amerikanë, para gjykatës së Alexandrias në SHBA, ku po gjykohet së bashku me El Shafee el-Sheikh, 33 vjeç.
“Beatles” akuzohen për vrasjet e gazetarëve amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff, të vrarë në vitin 2014 dhe të punonjësve të ndihmës, Peter Kassig dhe Kayla Mueller.
Gjyqtari TS Ellis, i cili kryesoi seancën, do të japë vendimin më 4 mars 2022. Duke u deklaruar fajtor, Kotey, “pranon të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg”, tha prokurori Raj Parekh në gjykatë.
Alexanda Kotey, ka arritur një marrëveshje me qeverinë për të siguruar të gjitha informacionet që ajo ka në lidhje me veprimet e tij në Siri, si dhe çdo qeverie të huaj që e kërkon atë.
Marrëveshja parashikon që Kotey do të ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar pas 15 vitesh burg, një vend tjetër ku ai ndiqet penalisht për rrëmbimin dhe vrasjen e pengjeve.

Një ish-punonjës në një dyqan sportiv, i lindur në Londër, ku u radikalizua, Kotey shpjegoi se ai kishte shkuar në Siri për të luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad, duke besuar se “koncepti islamik i xhihadit të armatosur ishte me vlerë të madhe. Dhe një kauzë legjitime”.
Anëtarët e familjes së katër viktimave amerikane ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Nëna e Jim Foley, apeloi në gjykatë tek presidenti Joe Biden për të mbrojtur dhe ndihmuar “të gjithë pengjet amerikane në botë”.
Alexanda Kotey dhe El Shafee el-Sheikh, u kapën në janar 2018 nga forcat kurde siriane, pastaj iu dorëzuan ushtrisë amerikane në Irak.
Ata u ekstraduan në Shtetet e Bashkuara nga Iraku në tetor 2020. Londra, e cila fillimisht nuk donte t’i gjykonte në territorin e saj, i hoqi kombësinë britanike.
Ekstradimi i tyre në Shtetet e Bashkuara u bë i mundur vetëm pasi autoritetet amerikane siguruan Londrën se nuk do të kërkonin një dënim me vdekje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje