Politike

Bedela, llaxore të marra, të mbaruar, gjeldeti, kastravec, hiça, bishta, miza nën të ndenjurat e kalit, e deri tek paralajmërimi për Salianjin (Është Rama në Kuvend)   

Gjatë diskutimit në seancën parlamentare të së mërkurës në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk ka dalluar nga ata që vetë kërkon të bëjë diferencën. Të shthurë fjalorin.

Disa nga reagimet e tij në Kuvend drejtuar deputetëve të opozitës.

“… Është raport i CIA-s që e shkruan të zezë mbi të bardhë se PD është financuar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj dhe s’keni gojë të dilni e të flisni se çdo bëhet me vendin tonë. Jeni kaq të pafe, kaq pa din e iman, kaq të pafytyrë sa 2 miliard investim që i bën ai që vjen, ju thoni kujt do ia jepni. S’keni faj se jeni mësuar të merrni para cash nga armiqtë e të zbardhni dhëmbët se janë e qeshura e madhe e marrëzisë…

Buxheti 2023 diskutohet në kushtet e një krize. Kjo është arsyeja pse i thoni shqiptarëve ekzaktësisht, ca nga budallallëku ca se jeni bedel se nuk e kuptoni pse jeni këtu. Më e keqja është se ju tërheqin nga hunda disa të tjerë se e dinë mirë çfarë bëjnë. Thonë atë që thotë Putin, ç’lidhje ka inflacioni me mua, ç’lidhje ka kriza e energjisë. Çfarë lufte, s’ka luftë. Ju jeni bedel, s’keni idenë çfarë thoni. Ju morët para ruse, ngritët vathën, çadrën, blegërinit për rrëzimin e qeverisë se ju jeni të shitur. Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa të tjerë janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend e parlament jeni të gjithë ju.

Ju do dilni siç hytë, kastravec, siç thotë poema e famshme që është këngë. Siç hyri dhe doli, kastravec. Kështu do dilni nga kjo histori, dakord”.

“Juve që bëni shërbimin tuaj ndaj të keqes, ndaj pafytyrësisë, ndaj mungesës së çdo feje e atdheu dhe patjetër do vijoni t’i thoni shqiptarëve të gjitha të zezat se në këtë rrugë keni hyrë që të vegjël. Sot nuk jeni asgjë tjetër veçse një zgjatim, një bisht i asaj krijesës non grata që edhe pse se keni më në krye, e keni brenda në kokë“

“Problemi juaj këtu nuk jeni ju, je jeni bedelë, ju sulmoni si llaxore të marra të mbledhura rrugëve nëpër lagje që kanë humbur shtëpinë… “

“Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë. Ju nuk keni as fe, pa Atdhe, jeni pa din e pa iman, ja këta jeni ju.  Akuzoni për aferë një prej investitorëve më të mëdhenj! Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Jeni ca bedelë, që s’keni as sy për të parë e vesh për të dëgjuar”

“Pusho gjel deti, (i drejtohet Dashnor Sules) pusho me atë fjalor se nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. Pusho bedel. Si nuk ju vjen turp. Ngrini ulni dynjanë hajdutë…

O gjel deti pusho. Nuk je në vendimin tënd këtu, je gabim je aksident komplet. Ah, mjerë Shqipëri për ty edhe ata si ti”.

Rama i është drejtuar me replikë edhe deputetit të PD-së, Ervin Salianji i cili ka të mërkurën edhe vendimin në Apel. Rama në këtë drejtim paralajmëroi shumëçka.  

Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke.

Salianji: Po kërcënon?

Rama: Jo s’të kërcënoj fare. Dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit tërheq karrocën, por qëndrojë nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!

Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në sabah dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë