Politike

Begaj e ftoi në Këshillin e Sigurisë, por Rama e nis ditën me ish Presidentin Moisiu: Burim i pashtershëm urtësie

Pak orë para se të fillonte mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Presidence, ku ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, ky i fundit ka konsumuar kafen e mëngjesit me një tjetër President, Alfred Moisiun  

Rama ka publikuar foton me ish-Presidentin Moisiu, ku shihen duke biseduar.

Kryeministri e quan ish-Presidentin, një burim të pashtershëm urtësie.

“Kafe me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama. Nderkohe ne oren e lajmeruar nga Presidenti Begaj, Rama po fliste ne nje tjeter aktivitet te organizuar nga Akademia e Shkencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë