Politike

Begaj, lavde ambasadores Kim: Pati rol tek reforma e drejtësisë, mbetet mike e mirë dhe e mirëpritur gjithnjë   

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, me rastin e përfundimit  të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

“Presidenti Begaj e falënderoi Ambasadoren Kim për kontributin e dhënë në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë mandatit të saj në Shqipëri.

 Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi rolin dhe angazhimin domethënës të Ambasadores Kim në avancimin e reformës në drejtësi, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si edhe të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Ambasadores Kim me institucionet shqiptare për nxitjen dhe koordinimin e bashkëpunimit mes agjencive të specializuara të dy vendeve për çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë, me fokus të veçantë në atë kibernetike.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj shprehu besimin se Ambasadorja Kim do të mbetet një mike e mirë e shqiptarëve dhe gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë