Politike

Begaj nis ditën me një mesazh nga Shkodra: Duhet bashkëpunim politik    

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi të mërkurën një takim me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia i propozuar në zgjedhjet e pjesshme lokale nga PD e Rithemelimit. Më shumë sesa takimi, Begaj ka synuar të përcjellë nje mesazh për mënyrën se si forcat kryesore politike bashkëveprojnë me njëra tjetrën në një qytet që njihet si bastion i demokratëve.  

Begaj zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë ku e pranishme ishte edhe kryetarja e këshillit bashkiak e propozuar nga PS, Briseda Kadija.  

“Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija. Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit”, shkruan Presidenti Begaj në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë