Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në Pallatin Montecitorio nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.
Në qendër të bisedimeve ishin bashkëpunimi mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin parlamentar, por edhe bashkëpunimin në funksion të paqes dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj pwrcolli falenderimet për ndihmën e dhënë nga Parlamenti italian për të gjitha fazat e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe shprehu besimin se kjo ndihmë do të vijojë edhe gjatë procesit të negociatave të aderimit. Një kontribut të veçantë, Presidenti Begaj, konsideroi edhe rolin e rëndësishëm të Italisë në kuadër të Procesit të Berlinit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik e social të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Një vëmendje e veçanti iu kushtua bashkëpunimit rajonal, për të cilën Presidenti Begaj, evidentoi rolin stabilizues të Shqipërisë, si dhe vlerësoi rolin e Italisë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek sfidat me të cilat dy vendet po përballen që prej agresionit ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kontributin e Shqipërisë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje