Politike

Begaj: SHBA, frymëzimi ynë për zhvillim e demokraci

Në fjalën e mbajtur në takimin me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, Presidenti Bajram Begaj shprehu vendosmërinë e besnikërinë e Shqipërisë për të qëndruar përkrah aleatit strategjik.

“Këto 100 vite konfirmojnë vendosmërinë për ta vazhduar bashkëpunimin, në kohë të vështira e të mira, në momente kyçe të historisë, në sfida të sigurisë e paqes në rajon dhe në botë. Sot ne qendrojmë krah për krah partnerit tonë strategjik amerikan dhe punojmë së bashku në fusha me rëndësi jetike. SHBA janë jo vetëm pjesë e aspiratave të kombit tonë, por edhe garantë të arritjeve tona”, deklaroi Presidenti.

Begaj tha se “ishte Presidenti Uillson që, me vizionin dhe përkushtimin e tij për një rend të ri botëror dhe një diplomaci të hapur, u bë mbrojtësi më i fuqishëm i pavarësisë dhe moscopëtimit të trojeve të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris”.

Kjo mbështetje e fuqishme, vijoi Presidenti, hodhi bazat më pas për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike si sot 100 vjet më parë.

“Njëqind vite në historinë e trazuar të një vendi nuk janë pak. Këto janë vite të cilat e kanë shënjuar historinë e vendit tonë, ndërsa miqtë tanë amerikanë na kanë frymëzuar në rrugën drejt zhvillimit dhe forcimit të demokracisë”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë