Bota

Belgjika, Rumania, Greqia vijojnë vaksinat AstraZeneca

Duke kërkuar kujdes maksimal, duke kërkuar siguri, shumë vende në të gjithë Europën, po pezullojnë shpërndarjen e vaksinave ndërsa kërkojnë garanci për lidhjet ende të paprovuara mes rasteve me mpiksje gjaku dhe vaksinës së Oxford, ‘AstraZeneca’.

Franca, Gjermania dhe Spanja janë midis atyre shteteve që kanë vendosur të ndalojnë procesin pavarësisht rritjes alarmante të të infektuarve me coronavirus.

Por të tjera shtete të Bashkimit Evropian kanë vendosur të ecin me të tjera ritme.

Belgjika është nën një linjë me Agjencinë Evropiane të Barnave duke argumentuar se përfitimet nga vaksina për të parandaluar COVID-19 tejkalojnë rreziqet.

“Bëra disa kërkime në internet. Kishte të tjera studime ku tregohej se mund të shkaktohej trombozë edhe nga ‘Pfizer’. Nuk isha e shqetësuar për të”, thotë Laura Verschelde, qytetare që pranoi të vaksinohej me ‘AstraZeneca’.

Rumania rifilloi vaksinimin javën e kaluar, pasi pak kohë më parë ndaloi përdorimin e një seri dozash të vaksinës AstraZeneca. Vendimi pezullimit u mor pas raporteve nga Italia se dy persona kishin humbur jetën pasi ishin vaksinuar nga e njëjta seri.

“Mendoj se ‘AstraZeneca’ nuk ka risqe, sepse çdo ilaç i përdorur në trajtime testohet disa herë dhe nëse është në përdorim nuk përbën rrezik. Dhe për më tepër, reaksionet që kanë ndodhur nuk lidhen domosdoshmërish me vaksinën. Sidomos kur ne nuk e dimë historinë mjekësore të atyre personave që patën ato reagime”, tha Irene Palmisano, dentiste.

Ukraina nga ana tjetër ka ndjerë nevojën për të kërkuar ndihmën e udhëheqësve fetarë për të përmirësuar besimin e publikut në pranimin e vaksinave anti-COVID.

Dhe ndërsa Greqia po rrit shpejtësinë e saj të vaksinimit, ka shmangur shqetësimet në lidhje me vaksinën e ‘AstraZeneca’ duke thënë se po monitoron raportet. Agjencia Evropiane e Barnave pritet të publikojë raportet përfundimtare ditën e enjte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë