Futboll

Belgjika zyrtarizon mbylljen e sezonit, shpall Bryzhin kampion

Klub Bryzh është zyrtarisht kampion i Belgjikës. Kampionati në këtë vend, ashtu si në gjithë botën, u ndal për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe disa javë më parë federata belge e bëri të ditur qëndrimin se kampionati nuk do të vazhdonte më, por “kërcënimi” i UEFA-s e detyroi ta rishikonte vendimin.

Tani nuk ka më asnjë dyshim. Asambleja e Përgjithshme e Pro League (kampionati elitar në Belgjikë), pas takimeve me përfaqësues të UEFA-s ditët e fundit, vendosi për përfundimin e kampionatit para kohe.

Titullin e fiton Bryzhi, për herë të 16-të në historinë e tij. Bryzhi kryesonte renditjen pas 29 javësh kampionat me 70 pikë, 15 më shumë se Genti i vendit të dytë. Bie një kategori më poshtë Bevereni i vendit të fundit, me 20 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë