Politike

Belind Këlliçi kallëzon në polici: Më kanë vjedhur në zyrën e FRPD sende personale (Foto)

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi deklaroi se zyrës së tij i është ndërruar brava dhe çelësat. Për këtë arsye, ai ka brë një kallëzim penal në Komisariatin nr 2 tëpolicisë në Tiranë.

“As nuk kemi cenuar, as nuk kemi fyer njeri. Kemi shkuar me të rinjtë në ambientet FRPD të zyrës time, ku zyra ka qenë me brava të ndërruara, me çelësa të ndërruar dhe e bastisur, – tha ai në një deklaratë për mediat. – Zyra ime është vjedhur dhe përgjegjës bëj drejtpërdrejt Lulzim Bashën. Në zyrën time janë vjedhur sende personale, usb me materiale, provat edhe tani do t’i drejtohem komisariatit përkatës për të bërë kallëzim penal”.

Këlliçi denoncoi po ashtu e ka pasur edhe të rinj të tjerë që janë ankuar se janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda në seli.

“I kam bërë dy herë thirrje policisë, kam telefonuar policinë dhe nuk vjen, megjithatë do shkoj tani në komisariat të bëj kallëzim dhe do kërkoj të vijë policia shkencore të marrë shenjat e gishtave”, – u shpreh deputeti demokrat pro-Berishës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë