Politike

Belind Këlliçi, takim për zgjedhjet në… selinë e PD Berat

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit zhvilluan mesditën e të shtunës një takim jo në ndonjë lokal por në degën e Partisë Demokratike të Beratit.

Në takim morën pjesë përfaqësues grupseksioni në rang qarku “me qëllim ristrukturimin e PD”.

Belind Këlliçi, i dërguari i Komisionit të Rithemelimit si kryesues i grupit të punës për organizimin e degës së PD në Berat është shprehur se Partia Demokratike ka hyrë në proces riorganizimi për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, ku sipas tij PD do të ketë kandidatë në çdo bashki.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme javën e ardhshme dhe sipas te gjitha gjasave PD-ja do të figurojë me dy kandidatura për secilën bashki në garë, njëri me vulë dhe tjetri pa vulë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë