Futboll

Benedeto “noton” në fushën e futbollit

Nuk është finalja e 100 metrave në not. Jemi në stadium, ku luhet futboll dhe sulmuesi i Olimpikut të Marsejës, Dario Benedeto, ka dalë në fushë me një kapuç si të notarëve.

Gjatë ndeshjes së javës së 28-të të kampionatit francez mes Marsejës dhe Amiens, që përfundoi 2-2, vëmendjen më të madhe e ka marrë pikërisht imazhi i sulmuesit argjentinas, Benedeto. Një ndeshje më parë ai shënoi 3 gola ndaj Nimes, por pësoi edhe një dëmtim në kokë pas një përplasjeje me një mbrojtës kundërshtar. Argjentinasi kishte rrjedhje gjaku mbi veshin e djathtë dhe iu desh të braktiste fushën për disa minuta për t’u mjekuar.

Benedeto gjatë ndeshjes së fundit Marsejë-Amiens. Gazeta Si, 7 mars 2020

Me rikthimin në fushën e lojës, Benedeto nuk e kishte kokën të fashur dhe nuk mbante një maskë mbrojtëse, por një kapuç si të notarëve. Një pamje që nuk ishte parë ndonjëherë më parë në një fushë futbolli dhe fotot e futbollistit argjentinas të Marsejës kanë bërë xhiron e botës. Edhe ndaj Amiens ai u shfaq me të njëjtën pamje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë