Politike

Mesazhi i Benet Becit: Do jem në shërbim të çdo shkodrani, pavarësisht cilës parti i përket   

Pas fitores për herë të parë të PS në Shkodër, Benet Beci, në një dalje për mediat, një falënderim të veçantë e pati për demokratët. Beci e sheh këtë besim si obligim për punë konkrete.

“Jam mirënjohës çdo demokrati që na kanë parë me dyshim dhe më në fund shumë prej tyre kanë arrit të na besojnë, për ne është obligim t’ua kthejmë në punë edhe atyre. Sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për ta bërë atë që kemi premtuar dhe me një mirënjohjeje të veçantë për Ramën që mbështetja dhe planet dhe projektet që ne kemi shpalosur për Shkodrën do bëhen realitet. Ky është obligimi ynë”, tha Beci i cili ndodhej në zyrat e PS bashke me gjithë shtabin elektoral të Shkodrës të drejtuar nga Elisa Spiropali.

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve, të jashtëzakonshme. Të dy ditëve ku Shkodra foli, qytetarët e Shkodrës folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion i madh mbas një muaji fushate ku ne folëm për projekte, qytetarët e Shkodrës na besuan dhe të të japin një besim të madh është një detyrim dhe unë u jam shumë mirënjohës. Jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin, besimi është një nga gjërat më të shtrenjta që jepet dhe është një punë e madhe për ta kthyer, detyra ime nis këtu me besimin e tyre për ta kthyer në punë. Besimi i tyre është një obligim për të punuar për secilin qytetar të Shkodrës, për ti shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar edhe nëse s’na ka votuar, pavarësisht ngjyrës e politikës ne do jemi në shërbim të çdo shkodrani, jam i lumtur t’iu them që patëm një fushatë të shkëlqyer në Shkodër, një fushatë të qetë”, tha Beci.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë