Benet Beci, kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Shkodrës, në takimin falënderues që zhvilloi me Kryeministrin Edi Rama, tha se institucioni që ai do të drejtoje do t’i ketë dyer e hapura.
“Do të jetë bashkia e dyerve të hapura, ku do të pres dhe përcjell, do të diskutoj me secilin që ka një problem për ta zgjidhur këtë problem. Ne do të duhet të aktivizojmë edhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes. Dua ta nis këtë falënderim me Elisën, drejtuesen politike pa të cilën nuk do ta gjejë dot të gjithë energjinë për këtë betejë të fuqishme të fushatës zgjedhore. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët. Shumë faleminderit është pak Kryeministër Rama që më nxite të futem në politikë dhe të kem mundësinë e jashtëzakonshme që të futem në politikë. Sot është nxitësi kryesor për krijimin e projekteve dhe tashmë është nxitësi kryesor që ato të realizohen. Dua të falënderoj të gjithë kabinetin qeveritar. S’kam për ta harruar kurrë. Kryeministri dhe Qeveria do ta kenë të parën në top listën e projekteve dhe investimeve”, tha Beci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje