Ka ndodhur

‘Benzi’ humb kontrollin dhe përfundon në arë, lëndohen dy persona

Gazeta Si – Një automjet është përfshirë në një aksident mëngjesin e të mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në fshatin Blinisht.

Makina tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë.

Dy persona të cilët udhëtonin me këtë automjet, kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmën mjekësore. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut.

Ndërsa në vendngjarje policie po kryhen veprimet proceduriale për këtë aksident.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë