Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, thotë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të synohet jo më pak se 71 mandate.
“Synojmë që të ruajmë pozitat që kemi nga zgjedhjet e 2017-ës, që të konsolidohet fitorja e pastër e PS-së. Unë jam i bindur me aq sa shoh në Shkodër, edhe në dy qarqet e tjera të Veriut, Dibrës dhe Kukësit, bazuar dhe në ndryshimet e mandateve që mund të ndodhin mesa kam dëgjuar nga KQZ-ja, do të ruajmë rezultatet për të garantuar jo më pak se 71 mandate të PS-së në 25 prill”, tha Beqaj për “Report tv”.
Ilir Beqja nënvizoi se një vit pa drejtues politik në qarkun “Shkodër” ka krijuar boshllëqe.
“Sigurisht që mungesa e drejtimit politik nga gushti i 2019-ës deri në shtator të 2020-ës ka krijuar kostot e veta por pas 3 muajsh që unë kryej detyrën kjo situatë është kapërcyer”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje