Politike

Berisha: ‘Aktiv1st’-i duhet të shpallet aplikacion i dënueshëm

Sali Berisha doli në një deklarim për mediat të hënën për ti bërë thirrje punonjësve të administratës se ‘Aktiv1st’- i është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar

“Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narko-shtetit të Edi Ramës në një narko-shtet elektoral. Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme.

Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë.

Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor…”, tha Berisha

Ai tha gjithashtu se PD do depozitojë ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë i qeverisë së PD kur të vijë në pushtet.

Edhe Berisha ashtu si edhe Rama e bëri lëvizjen në prag të zgjedhjeve, edhe pse për të njëjtën arsye, ai kritikoi kryeministrin se po e bën për qëllime elektorale   

“PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama.

Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD.

Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.

Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner.

Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen.

Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.

Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike.

PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë.

Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë