Politike

Berisha ankimon shpalljen ‘non grata’ nga Britania e Madhe: Sot flas për detajet (por jo nga selia e PD)   

Sali Berisha del sot në një konferencë për shtyp në të njëjtin vend ku dy vjet më parë doli për të kundërshtuar vendimin e shpallur ndaj tij nga DASH.

Ashtu si herën e parë, edhe kësaj here, Berisha nuk ka zgjedhur selinë blu por Hotel Tiranën për të treguar atë që ai thotë si të vërtetat e tij lidhur me vendimin e Britanisë së Madhe për ta shpallur non grata.

Në njoftimin e bërë publik që të dielën, Berisha njofton se e ka ankimuar vendimin e ‘Home Office’ dhe se për të tjera detaje ai pritet të informojë përmes një konference për mediat.

Njoftimi i shperndare nga Berisha ne Facebook

Berisha nuk ka pranuar as vendimin e parë ndaj tij duke hedhur në gjyq shpalljen e tij “non grata”nga DASH.

Britania e Madhe ishte vendi i dytë që ndërmori të njëjtin hap duke sjellë kundërshtinë e ish-liderit demokrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë