Politike

Berisha ankohet në Kolegjin Zgjedhor: PD-në duhet ta përfaqësoj unë në zgjedhje, jo Alibeaj si nënkryetar

Sali Berisha ka kundërshtuar me firmën e tij në Kolegj Zgjedhor vendimin KQZ-së për mosregjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga ai dhe njëkohësisht vendimin e KAS për detyrimin e KQZ-së të regjistrojë PD  me nënkryetar Enkelejd Alibeaj.

Duke firmosur si kryetar i PD, Berisha ka kërkuar nga gjykata:

1.Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.

2.Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 dhe:

3.Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si pjesë e Koalicionit Bashkë Fitojmë, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimin e tij të datës 18.03.2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë