Pavarësisht vendimit që mori PS, Sali Berisha deklaroi përmes një konference për shtyp, se deputetet do të vijojnë në betejën e tyre parlamentare deri në zgjidhjen e të drejtave të tyre kushtetuese.
“Së pari ai ishte një vendim antikushtetues, antiligjor, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit.
Akti i tyre i shëmtuar që fikën dritat, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.
Së dyti, për të gjithë ata që kanë ABC-në, apo njohuritë më elementare matematike, afati kishte skaduar dje, kishte skaduar dje.
Për ata që nuk kanë as moral as ligj, duhej shtrirë edhe sot.
Por një gjë po të them, çfarëdo vendimi të marrin, po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë gjer në ekstrem.
Këtë ta kenë shumë të qartë!
Ne jemi në një betejë pa kthim. Shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin.
Ua them unë.
Ndaj dhe do vazhdojmë këtë betejë”, tha dnër të tjera Berisha në një komunikim me mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje