Kuvendi është përfshirë të hënën në debat mes Sali Berishës, Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit në akuza të ndërsjellëta.
Taulant Balla kërkoi nga SPAK se pse nuk hetohet Sali Berisha pasi sipas tij “ai ka bërë pastrim parash në Kompleksin Partizani”.
Ministrja për Kuvendin, Elisa Spiropali iu drejtua Sali Berishës se “koha kur digjeshin redaksitë ka mbaruar”, teksa komentoi raportin vjetor te AMA-s.
” …Ju jeni prodhues të dezinformimit dhe ‘Fake News’. Po përdorni paratë krimit, për të ndotur këtë mjedis mediatik. Njerëzit e dinë shumë mirë, prandaj nuk ju japin votën. Frymëzuesi i kësaj kulture është ai që ngriti kupën dje. Nuk jeni gati që t’i afroheni asnjëlloj pushteti dhe ndjesë pastë pushteti juaj” tha Spiropali.
Por Berisha e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.
“Ndrikull Spiropali është titulli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat. Zonja që u pasurua aq shumë në Dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH.

Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri-tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto. Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”, tha Berisha.
“Djali i tij financon portale që bëjnë këto lajme, me paratë e të vdekurve në Gërdec, Artikulli që lexon, dhe e financon vetë si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogë, si e ka shtëpinë, i njoh. Njoh kunatën time, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjitha këto. Nuk ma bën syri terr dhe nuk intimidohem e as nuk kam për tu intimiduar” reagoi Spiropali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje