Politike

Berisha: Dan Hutra mblidhte vota për Rakip Sulin, figuronte patronazhist i PS! (Vrasësi i 3 grave u burgos 2 muaj e gjysmë para zgjedhjeve)

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Sali Berisha deklaroi që në fillim se Dan Hutra, 40 vjeçari që  vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera pak muaj më parë, ka ndihmuar Rakip Sulin në mbledhjen e votave për bashkinë e Kamzës.

“Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.

Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.

Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.

Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj.

Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes.

Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor”, tha Berisha. Dan Hutra u arrestua 2 muaj e gjysëm para se të mbahen zgjehdjet lokale. Nëse do të kthehehmi vetëm pas në kohë, ai është arrestuar në datën 1 mars të këtij viti.

Berisha përsëriti se zgjedhjet janë vjedhur dhe se ishte koalicioni “Bashkë Fitojmë” që sipas tij shpëtoi opozitarizmin në vend.    

“Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin në vend. Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk u shitën, nuk shitën të drejtën e votimit, nuk u trembën, nuk u frikësuan, por u qëndruan besnikë idealeve të tyre dhe votuan opozitën”, tha ai.

A do të garoje si kryetar i PD-së zyrtare?

“PD është e qartë se ku është. Sa i përket lojërave të Edi Ramës, sigurisht kanë dëmtuar por kanë dështuar. Qëllimet e tyre do të dështojnë”, tha Berisha.

Sali Berisha ka folur edhe për Fredi Belerin që fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

“Që Fredi Beleri thotë jam grek, bën mirë se është grek. Ne jemi vend i lirë dhe cdo njeri duhet të ketë të drejtën të tregojë identitetin e tij kombëtar. Një nga momentet që më ka mbetur në mendje ishte një debat në parlament mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës. U përplasën për një problem, Edi Rama iu vërsul me një urrejtje të papërmbajtur si grek. Unë i thashë ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij, s’mund ta fyesh. Pse ja bëri? E kishte patur kushedi sa herë në koalicion dhe pse ta fyente. Vangjel Dule është grek krenar. Unë i them ji krenar me identitetin tënd. Montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë