Politike

Berisha: Deri ditën e fundit do ta ftoj Ramën në debat. Pas 14 Majit ai do të ikë, do të marrë atë që meriton

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia i dërgoi një mesazh rivalit socialist, Benet Beci, për të cilin tha se as gjysma e Becëve nuk do ta votojnë më 14 maj.

“Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni llogari për çdo gjë.

Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran. Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty.

Kandidimi yt për Edi Ramën, njeriun që ka përqëndruar pushtetet në duart e tij është gabimi fatal i jetës tënde”, iu drejtua atij Berisha.

Më tej ai akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si hajdut të parave të shqiptarëve.

“Edi Rama nuk del dot me Sali Berishën në ballë. Po e ftoj në çdo takim, ikën, ikën. Si mund të vijë ai që me firmën e tij 430 milionë euro, janë shndërruar në ndërmarrje të tij dhe të Velisë. Si mund të vijë ai që udhëton me avionë me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro, ndërkohë që kancelari i Austrisë lëvis me linja tregtare? Si mund të vijë ai që blen vazo druri 4 milionë euro?”, tha Berisha ndërsa shtoi se pas datës 14 Maj, Rama do të largohet dhe do të marrë atë që meriton.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë