Politike

Berisha dhe Meta kërkuan rinumërim të votave në Elbasan, KAS: Do rinumërohen vetëm në 3 QV

Pas një mbledhje të gjatë, KAS vendosi rinumërimin e votave për kryebashkiak në Elbasan vetëm në 3 prej QV-ve ku raportohet të ketë pasur shkelje gjatë procesit të votimit.

Seanca nisi me diskutime mes përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe  PS-së.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e koalicionit opozitar parashtruan pretendimet që sipas tyre janë shkelje të regjistruara gjatë procesit të votimit elektronik.

Sipas tyre, ka një mospërputhje të votave të kandidatëve për kryetarë bashkie në total dhe atyre të këshilltarëve bashkiakë në total.

“Po të mbledhim votat për kryetar bashkie të dy kandidatëve plus votat e pavlefshme në total janë 65.612 sipas listës që ka paraqitur KQZ në listën përmbledhëse dhe përfundimtare ku është shpallur fitues kandidati i PS. Nëse mbledhim të gjithë votat e partive për këshillin bashkiak ka një numër prej 65.713. Pra ka një mos përputhje të numrit të votave dhe na lind dyshimi i arsyeshëm që në këto pajisje ka problematika”, thanë përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS tha se diferenca e fitores në rezultatin për kryetar bashkie në Elbasan, është mbi 8 mijë vota, gjë që sipas tij nuk lë vend për ankimim


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë