Ish-Kryeministri Sali Berisha për herë të pare që prej aderimit në PD nuk do të votojë në zyrën e selisë, por në një bar të marrë me qira.
Për ironinë e fatit bari ku do të votojë të shtunën Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës quhet ’Bar Amerika”, sepse ne fund të fundit i gjithë debati që lindi në PD e ka pikënisjen pikërisht nga shpallja “non grata” nga DASH.
Ndryshe nga disa degë të tjera të Tiranës ku proceset i kanë rregulluar në seli, dega numër 2 do të zhvillojë referendumin në një ambient të marrë me qira.
“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Partisë Demokratike Dega 2, Tiranë! Ditën e shtunë datë 18.12.2021 nga ora 08:00-17:00 do të zhvillohet Referendumi për Ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Votimi do të zhvillohet pranë “Bar Amerika”, rruga përballë Shtëpisë së Fëmijëve ” Zyber Hallulli”, në Rrugën e Elbasanit. Anëtarësia vendos!”, thuhet në mesazhin e degës numër 2 aty ku i takon të votojë edhe Sali Berishës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje