Primaret e thirrura nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike synojnë nxjerrjen e emrave për kandidatët që do të përfaqësohet në zgjedhjet e 6 marsit. Por, ky nuk është as hapi i fundit dhe as hapi vendimtar për pjesëmarrjen në këtë garë.
Hapi i fundit dhe vendimtar është ai i regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku nga mbledhja e fundit dhe përjashtimi i Ivi Kasos u bë e qartë se për KQZ-në Partia Demokratike zyrtare është ajo që kontrollohet nga Lulzim Basha.
Kjo do të thotë se Sali Berisha nuk mund t’i regjistrojë kandidatët nën siglën dhe logon e Partisë Demokratike. Por si do t’i regjistrojë? Nga Vora e zbuloi Arben Ristani.
“Nga bisedat e zhvilluara besoj që jemi drejt një koalicioni. Kandidatët tanë do të mbështeten nga një koalicion partish”, tregoi ai.
“PD do të ketë kandidatin e vet të dalë nga këto zgjedhje, ndërsa kandidatët e bravës për mua janë të pallogaritshëm”, nënvizoi Ristani.
Ristani nuk sqaroi nëse në këtë koalicon do të ishte edhe LSI. Afati përfundimtar për regjistrimin e koalicioneve është dita e martë, një ditë pas përfundimit të afatit të regjistrimit të partive. Aktualisht, PS, PD dhe LSI janë regjistruar në KQZ si subjekte më vete.
Por, për PD-në e Bashës këto zgjedhje janë nul.
“Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e ‘non gratës’ së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, thuhet në një reagim zyrtar të PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje