Politike

Berisha e Basha e përfshinë në “sherrin” e tyre, Rama: Aty brenda janë dy të marrë!

Kryeministri Edi Rama nuk përmend as Lulzim Bashën dhe as Sali Berishën, por “rastësisht” thënia e ditës e sjellë prej tij këtë të hënë përkon shumë me zhvillimet e brendshme që po ndodhin në Partinë Demokratike.

Rama ka sjellë një paragraf nga Samuel Becket, të cilit i është referuar shpesh me veprën “Duke pritur Godonë” për të shpjeguar situatën absurde, që sipas tij, ndodhet sot Shqipëria në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, pa një datë për mbajtjen formale të negociatave.

Këtë herë, Becket-i duke se i vjen në ndihmë për të hedhur një “thumbim” te kampi kundërshtar, që nuk është në ditët e tij më të mira.

“Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur”, shkruan Kryeministri.

Reagimi i tij pason kulmimin e ri të përplasjes Berisha-Basha në PD, ku çuditërisht të dy kanë përfshirë në këtë sherr Edi Ramën. I pari thotë se Basha është peng i Ramës, i dyti akuzon se Berisha po ndihmonte nga Rama e Meta në lëvizjen e tij për të rimarrë Partinë Demokratike.

Basha thotë se Berisha, Meta e Rama janë pjesë e trekëndëshit të së keqes, që e quan ‘Trekëndëshi i Bermudës’, ndërsa tha gjithashtu se “shpejt si Rama, ashtu edhe Meta” mund t’i bashkohen ish-Kryeministrit Berisha në listën e personave të shpallur non grata nga SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë