Politike

Berisha: E pafalshme nëse nuk do jemi nesër në protestë, t’i dalim zot vendit  

Një ditë para Samitit dhe protestës së paralajmëruar, kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti një deklaratë për mediat.

”Nesër ne, populli opozitar, do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri, dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, bashkohet nesër në shesh me ne, për t’i dëshmuar, lidershipit evropian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së lirë të shqiptarëve, Edi Rama…”, tha Berisha

“Me praninë tuaj në bulevard, ju i dilni zot në mënyrën më të vendosur këtij vendi dhe këtij kombi në rrezik ekzistencial…”

Ai shtoi: “Të dashur opozitarë dhe opozitare, nesër më shumë se kurrë, ne do të duhet bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës.

Është një rast i artë, është një detyrim madhor politik, moral, ligjor dhe i gjithanshëm, që ne të bëjmë prezent përpara botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar”.

Sipas ti, “do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë