Kryetari i PD Sali Berisha prezantoi të hënën Enri Çenon, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike.
Në bazë të statutit ky post emërohet nga vetë kryetari.
Enri Çeno nuk është një emër i panjohur të paktën për kryetarin aktual dhe atë para tij Lulzim Bashën.
“Enri Çeno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike.
Shpreh bindjen më të madhe duke e emëruar në këtë funksion, se zoti Çeno do përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme për PD-në…”, tha Berisha gjatë prezantimit të tij.
Enri Çeno djali i një gjyqtari të shkarkuar nga vettingu u prezantua në listat e Lulzim Bashës në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës për mandatin e deputetit për qarkun Durrës.
Ai ishte i renditur i shtati në listë por nuk arriti dot të fitojë.
Enri Çeno u fut si kandidat edhe në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit por në një proces të diskutueshëm pasi emri i tij nuk u përzgjodh fillimisht nga baza në listën e kandidatëve për qarkun e Durrësit. Basha, në momentin e fundit, e renditi të 28-in në listën e kandidatëve për Durrësin.
Nuk dihet se si janë raportet aktuale të Enri Çenos dhe Lulzim Bashës. Ajo që dihet deri më tash është futja e emrit të tij në dy zgjedhjet e fundit parlamentare me firmën e Lulzim Bashës konkretisht në qarkun Durrës dhe emërimi së fundmi nga Berisha në një detyrë po aq të rëndësishme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje