Ndryshe nga qëndrimi i Ramës ndaj Bullgarisë duke e fajësuar direkt se po bllokon integrimin e dy vendeve anetarë të NATO-s, kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se fajtor në gjithë këtë proces është Edi Rama
“Unë do quaja skandal shumë të rëndë sulmin që i bëri Bullgarisë e cila në mënyrë absolute në të paktën 32 vitet e fundit ky vend ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me shqiptarët. Turpi të mbulojë Edi Ramën që i jep një vendi mik në publik turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo kryeministër apo president i këtij vendi ka gjetur në atë qeveri dhe atë komb veçse miq. Bullgaria u bashkua me NATO-n në kundër Serbisë në Kosovë. Del ky vasal i Vuçiçit dhe i jep turpin një vendi, ai nuk meriton të përfaqësojë shqiptarët asnjë ditë më.
Në emër të opozitës i kërkoi ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. E garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por i një aventurieri që nuk njeh asnjë parim, që nuk di ç’është miqësia mes vendeve. Ne kemi pasur një djep të Rilindjes në Bullgari…”, tha ndër të tjerra Berisha në takimin e përjavshëm me gazetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje