Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar deputetëve të grupit “Alibeaj” që të bëhen pjesë e protestës së 12 nëntorit
“Çdo deputet, çdo anëtar dhe simpatizant i PD, është i ftuar- dhe në vlerësimin tim- i detyruar të marrë pjesë në protestën antiqeveritare, antiregjim absolutar të datës 12 nëntor.
I detyruar moralisht.
Ju e shihni rrokullimën e madhe, ju e patë se Shqipëria ka zbritur poshtë Vietnamit sa i përket shtetit ligjor. Vietnami është një shtet që drejtohet nga një parti komuniste, e megjithatë shteti ligjor është më i respektueshëm se në Shqipëri. Çka do të thotë se Vietnami ka një drejtësi më funksionale se drejtësia e kapur nga politika dhe korrupsioni në Shqipëri.
Si Vietnami dhe Shqipëria janë vende monopartiake, por i vetmi shkak pse Vietnami është para nesh, se Vietnami nuk pretendon që partia komuniste nuk kontrollon drejtësinë, por Edi Rama ushtron një kontroll të pamëshirshëm mbi drejtësinë…”, tha Bertisha në konferencën për shtyp
Berisha tha se marrëveshja me Metën është historike, duke nënvizuar se beteja do të jetë kundër dyshes Rama-Veliaj.
“Marrëveshja e djeshme është historike. Është marrëveshja që do i japë fund monizmit, është marrëveshja që do nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, njeriu që e shndërroi Tiranën në qytetin me ajrin më të pistë në 10 vendet e fundit në botë. Ajri i ndotur do të thotë kancer, ajër kancerogjen.
Që krijoi në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësinë më maksimale të popullatës, që nuk i gjen në asnjë vend të Europës.
Që mashtron në çdo hap qytetarët shqiptarë.
Që i vodhi në mënyrë monstruoze. E shndërroi fushën e Sharrës në një minierë flirori për veten dhe Edi Ramën.
Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje