Politike

Berisha i mbush oborrin me mbështetës, Basha publikon në Twitter çmimin për Flutura Açkën

Kur mbështetësit e Sali Berishës filluan të mbushin oborrin e selisë blu për tu mbledhur më pas para kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që nuk do t’i bashkohet kësaj proteste, ka publikuar në Tëitter një çmim që deputetja Flutura Açka ka fituar me librin e saj të fundit për të birin.     

“Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës.

Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë.

Jam krenar që Flutura është sot pjesë e familjes sonë dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Europa”, shkruan Basha në Twitter


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë