Krahas koalicionit “Bashke Fitojmë” të mërkurën në mbrëmje është depozituar në KQZ edhe një tjetër koalicion “Aleanca Liberale e Djathtë” mes Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat.
Në dokumentin e dorëzuar në KQZ, lista për anëtarët e Këshillave Bashkiakë do të firmoset nga kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi.
Kjo forcë politike do të jetë gjithashtu edhe drejtuesja e këtij koalicioni për zgjedhjet vendore.
Partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho. Janë pikërisht tre deputetët e Berishës që në Kuvend figurojnë si të pavarur që kanë marrë përsipër ti përfaqësojnë në zgjedhje, një manovër kjo për të mos i lënë hapësire Alibeajt për koalicion, përvec partisë së Dashamir Shehit dhe Astrit Patozit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje