Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte ne Durrës në një takim zgjedhor, ku më shumë se përmbajtja e takimit mori rendësi pjesëmarrja.
I rreshtuar krah tij dhe kryetarit aktual të PD-së së Durrësit, Igli Cara, ishte edhe Luan Hoti kandidati i Lulzim Bashës për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit,. Pjesëmarrjen e tij e ka evidentuar edhe Berisha duke e falënderuar për përpjekjen e tij për bashkim të demokratëve të Durrësit.

“…Në këtë takim falenderova drejtuesit dhe anëtarët e degës së PD-së Durrës për punën e tyre, në veçanti falenderova z. Luan Hoti për aktin e tij të përgjegjshëm dhe fisnik në kontributin për të bashkuar të gjitha përpjekjet e të gjithë demokratëve të Durrësit për të shpëtuar Durrësin dhe Shqipërinë nga regjimi monist i korruptuar i Edi Ramës, si dhe ftova çdo demokrate e demokratë të Durrësit që të bashkuar të japin kontributin e tyre në këtë moment vendimtar për fatin e demokracisë në Shqipëri.
Në takim u diskutua për përgatitjen e protestës madhështore të datës 12 nëntor dhe primareve dhe zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të Durrësit”, tha Berisha duke e shoqëruar edhe me foto.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje