Politike

Berisha ia ‘kalon’ Foltoren qytetarëve. Denoncon i pari një mësues i shkarkuar pas 18 viteve punë     

Përmes një dritare të re të hapur në PD “Foltorja jote”, në selinë blu do të fillojnë denoncimet nga vetë qytetarët.  

Familja Teferiçi denoncoi shkarkimin burrë e grua arsimtarë, sipas tyre për arsye politike.

“Unë jam Bledar Teferiçi. Në emër të familjes Teferiçi, timin dhe të bashkëshortes time, Alma, dua të denoncoj sot një rast persekutimi dhe diskriminimi politik.

Ne e drejtojmë këtë denoncim kundër Kryetarit të falimentuar, të bashkisë së falimentuar të Kavajës, Redjan Krali dhe patronazhistëve të tij servilë, firmosin në papërgjegjshmëri totale ligjore e profesionale, praktika transferimi e shkarkimi nga puna për të trysnuar kundërshtarët politikë”, tha Teferiçi nga zyrat e selisë së PD.

“Unë largohem nga puna si drejtor i shkollës së Mesme Profesionale, me një shkrese antiligjore të ish-ministrit të kohës, Arben Ahmetaj, me motivacionin “mosplotesim i kritereve të punës”. Ju bëj me dije se: kam një karriere 18-vjecare në arsim (6 vjet si mësues, 12 vjet si drejtues, saktesisht në shkollën 26 Marsi…).

Ju bej me dije se, dosja ime, përveç karrierës së gjatë arsimore, pa asnjë vërejtje të asnjë lloji, përfshin: master Profesional për Administrim dhe Menaxhim Arsimi, si trajnime te shumta nga Ministritë përkatëse dhe projektet e BE-së, të gjitha ne funksion të detyrës që mbaja…”, sqaroi ai

 “Për periudhën Maj 2018-Gusht 2019 punësohem si këshilltar për arsimin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore pranë kryetarit të Bashkise Kavajë (përfaqësues i forcës politike PDSH)…

 Në Gusht 2019, fill pas zgjedhjeve aq shume te diskutueshme vendore, fillon një sage e re, sa e çuditshme aq edhe kriminale, qe do të cenojë rëndë familjen tone. 

Nëpërmjet një praktike antihumane e antiligjore unë largohem nga puna si Këshilltar i kryetarit të Bashkisë Kavajë. (Unë vazhdoj betejën ligjore, çështja është në gjyq)

Kryetari Redjan Krali dhe sufleria e tij, nuk mjaftohen me heqjen time nga puna, por vazhdojnë trysninë dhe kërcënimet për 3 vite me radhë (për heqje nga puna apo për transferim në çerdhe ose në fshat…) ndaj bashkëshortes time. Edukatore e vlerësuar dhe e respektuar, me eksperience 16-vjecare në të njëjtin vend pune, pa asnjë masë disiplinore, që disponon te gjithë dokumentacionin dhe karrierën e duhur për pozicionin e punës që mban me dinjitet prej kaq shumë vitesh…”, tha Teferiçi duke argumentuar më pas një qerre shkresash dhe dokumentesh të përfunduara në gjyq mes palëve, ku çështja ende vijon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë