Ish-kryeministri Sali Berisha tha para se të futej në Kuvend se nuk ka dy PD, por një.
“Së pari dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtar i thjesht te deputetë e me radhë se PD është e hapur dhe ka vullnet plotë për të diskutuar dhe debatuar me çdo anëtar të saj cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë.
Nëse nuk bëhet më fjalë për një kryesi të shkarkuar më 11 Dhjetor, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet. Fola për 11 Dhjetorin por sanksionimin më të plotë 11 Dhjetori e mori me datë 6 Mars. Ajo që unë dua të theksoj dhe siguroj është se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.
Por unë gjykoj se mund të zhvillohet çdo debat mund të diskutohet për çdo gjë. Sikundër dua të theksoj dhe ftoj miqtë e mi të mos harrojmë Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve dhe parimeve të partisë”, tha Berisha
Më tej ai shtoi: “Ai (bashizmi) u arkivua bashkë me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy parti Demokratike. Ekziston vetëm një dhe vetëm Parti Demokratike”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje